I kërkuar nga Italia për trafik droge, shqiptari kapet në Amsterdamit pas atentatit

Dec 23, 2015 | 13:09
SHPËRNDAJE

Bujar Kurti, shqiptari 28 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik kokaine, u gjet në një spital në Hollandë, pasi ishte shtruar sepse kishte rënë pre e një atentati.

Ngjarja ka ndodhur në Amsterdam, në restorantin Scottadito, më 11 dhjetor. Plumba në një atentat.

amsterdam11

Është arrestuar të mërkurën e kaluar në Holandë, Bujar Kurti, shqiptari që kërkohej në Itali për trafik kokaine.

Emri i tij përfundoi në dosjet e operacionit “Rifresh”, me disa shqiptarë të tjerë që drejtonte trafikun e drogës nga Iseo për në gjithë Italinë e Veriut.

Operqacioni i policisë italiane më parë nën drejtimin e Prokurorit të Brescia, kishte çuar në arrestime të disa personave dhe sekuestrimin e më shumë se 40 kg kokainë.

Lajmi i "Corriere.it"
Lajmi i “Corriere.it”

Kurti kishte humbur gjurmët e policisë në Shtator të vitit 2014, kur ishte arrestuar nga policia shqiptare, pasi kishte lënë për Itali për t’u kthyer në Shqipëri dhe pastaj të hynte në Evropën Veriore.

Por në Hollandë, ra pre e një atentati, dhe përfundoi në një spital në Amsterdam për t’u kapur më pas nga policia vendase. Ai do të dorëzohet tek autoritetet italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura