“I kisha për shitje”- U kap me një çantë me granata e detonatorë, dënohet me 53 vite burg shqiptari në Greqi

Oct 3, 2024 | 23:10
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është dënuar më 53 vite burg në Greqi, pasi ishte arrestuar në tentativë për t’ju arratisur policisë me një çantë me municione.

19_2

Siç raportojnë mediat greke, në çantën e shqiptarit janë gjetur dy granata, katër detonatorë dhe 50 gëzhoja.

Sipas informacioneve, shqiptari kishte qenë dhe më parë i dënuar me burg për vepra penale të vrasjes së mbetur në tentativë, grabitje dhe drogë dhe kur ka dalë duket se ka vazhduar sërish të merret me krimin.

evrimata-0

Në lidhje me mjetet ushtarake që i janë gjetur, ai mësohet se ka deklaruar se kishte ndërmend t’i shiste për të fituar para.

Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së mërkurës, 2 tetor, kur policët e DIAS e panë duke lëvizur në rrugën Athanasiou Bosda në Menidi dhe donin ta kontrollonin.

Pasi pa policinë, shqiptari ka nisur të vrapojë duke hedhur në tokë çantën më të cilën po transportonte municionet, por nuk ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe është arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura