I mituri plagos njerkun, 11-vjeçari e sulmoi tre herë me thikë për të mbrojtur nënën: Çifti po debatonte…

Oct 25, 2024 | 18:46
SHPËRNDAJE

Një 11-vjeçar plagosi me thikë njerkun e tij në Francë, për të mbrojtur nënën, pasi çifti po debatonte me tone të lartë.

franca policia

Siç raportojnë mediat e huaja, i mituri plagosi tre herë me thikë njerkun për të shpëtuar nënën e tij nga sherri me tone të larta me partnerin.

Nëna dhe fëmija i saj të cilët jetonin më herët në Gjermani, kohët e fundit ishin shpërngulur në Francë te banesa e njerkut të 11-vjeçarit, për të jetuar të gjithë bashkë.

Prokurorët në Francë njoftuan se do ta referojnë çështjen në gjykatat gjermane për shkak të moshës së fëmijës.

I plagosuri, i cili u sulmua tre herë me thikë, u shtrua në spital. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Fëmija “sulmoi njerkun e tij për të mbrojtur nënën e tij në mes të një debati në familje dhe dhunës në familje,” tha ai.

I mituri ka folur sërish mëngjesin e sotëm me hetuesit dhe është ekzaminuar nga një psikiatër, Shërbimet sociale do të kujdesen për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura