I mori 3000 euro një 25-vjeçareje duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze, arrestohet i riu (EMRI)

Oct 25, 2024 | 11:17
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili mashtroi një vajzë duke i marrë 3000 euro mne prentimin se do t’i siguronte vizë angleze.

Në pranga ka rënë i riu Leonard Allushi, i cili ishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të 25-vjeçares.

Ajo e ka akuzuar se në muajin shtator i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.

Njoftimi i policisë:

I mori 3000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura