Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ironizuar vendimin e Kuvendit Kombëtar, për të vendosur Lulzim Bashën si kreun e grupit, tek shprehet “mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë”.
Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Bardhi theksoi se Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, zgjidhet nga “anëtarët e grupit parlamentar dhe deputetët, nuk zgjidhet as nga kryeministri e as nga kryetarja e kuvendit”.
“A e kuptoni së në çfarë situatë është vendos kryetarja e kuvendit. E kuponi çfarë limiti absurditeti është ky bashkëpunimi qesharak midis kryetares së kuvendit dhe këtij që u vetëshpall Kryetar i Grupit Parlamentar. Mos u çudisni do shpallet dhe mbret i Anglisë. Vetëshpallja është në modë këtë periudhë dhe do shikon çudira në ditë në vijim. Mos u habisni të thotë që jam dhe kryeministër. Nuk do jetë çudi. I kërkoj ndjesë qyqarëve në vend të flisnim për hallet e tyre, merremi më këto situatë qesharake. Kryetari parlamentar i PD zgjidhet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe deputetët nuk zgjidhet as nga kryeministri e as nga kryetarja e kuvendit”, deklaroi Gazment Bardhi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al