I njohur për jetën luksoze, vritet politikani indian pak para zgjedhjeve! Kishte lidhje të ngushta me yjet e ‘Bollywood’

Oct 13, 2024 | 14:16
SHPËRNDAJE

Një politikan nga India është qëlluar për vdekje në Mumbai të dielën, raporton “BBC”.

baba

Persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të 66-vjeçarit Baba Siddique, në afërsi të zyrës së birit të tij, që po ashtu është politikan.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen.

Siddique, një ish-ministër në nivel lokal, ishte figurë e lartë politike në shtetin e Makahrashtras. Në këtë shtet pritet të mbahen zgjedhje muajin e ardhshëm. Vrasja ka shokuar Indinë.

Siddique ishte i njohur për festat luksoze e po ashtu për lidhjet e ngushta me yjet e Bollywoodit.

Vrasja ndodhi përkundër nivelit të lartë të sigurisë për shkak të një festivali hindus në qytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura