I riu ekselent mbyti nënën me plastmas, Gëzim Tushi në Panorama TV: Duhet të merremi me formimin human të fëmijëve, brenda tyre mund të ‘endet’ një bishë!

Jun 6, 2023 | 17:39
SHPËRNDAJE

Sociologu Gëzim Tushi foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në vendin tonë ku një i ri ekselent i cili sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbyti nënën e tij me plastmas.

dd290b80-5a32-4f35-926a-10c29bbc70eb

Tushi u shpreh në një intervistë në Panorama TV se ngjarja është tronditëse, për më tepër në rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Ai theksoi se prindërit investohen në zhvillimin mendor dhe intelektual të fëmijëve por është e rëndësishme të merremi edhe me formimin human të tyre.

“Është tej mase tronditëse, pavarësisht motive. Aq më tepër që kemi të bëjmë me një djalë me rezultate shumë të mira. Fakti që shkolla shikojnë vetëm zhvillimin mendor të fëmijëve, harrojnë që brenda këtij njeriu ekselent mund të endet një bishë. Është e domosdoshme te merremi edhe me formimin e tyre human. Krimet janë rezultat i këtyre deficiteve”, tha Tushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura