I riu u vra me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, dalin pamjet nga vendi ku ndodhi atentati! Forca të shumta policie dhe ambulanca

Jan 13, 2025 | 19:36
SHPËRNDAJE

Dalin pamjet nga autostrada Fier-Vlorë, ku mbrëmjen e sotme rreth orës 18:15 u vra me armë zjarri teksa ndodhej në makinën e tij, 30-vjeçari Kristian Marku.

Vrasja ne autostrade

Kristian Marku u vra në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.

Siç duket edhe nga pamjet në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë, grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier dhe ambulanca.

vrasja ne autostraden fier vlore foto

“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Vrasja ne autostrade 3Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier.

Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura