Nga momenti kur përfshijmë lajthitë në planin tonë ushqimor, përfitimet që marrim janë të shumëfishta dhe lidhen me funksione të ndryshme të trupit.
Si arrat, ato janë të pasura me lëndë ushqyese, me një përmbajtje të lartë të proteinave, yndyrave të dobishme, vitaminave dhe mineraleve . Lajthitë në veçanti përmbajnë vitaminë E, acide yndyrore omega-6 dhe omega-9, hekur, fosfor, kalium dhe zink. Të gjithë këta elementë kontribuojnë në funksionimin e duhur të trupit dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, siç do ta shihni më poshtë.
Mbron funksionin e zemrës
Ashtu si shumica e frutave të thata, lajthitë ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës. Sipas një studimi , ngrënia e një diete të pasur me lajthi mund të përmirësojë biomarkerët e rrezikut kardiovaskular, duke reduktuar potencialisht rrezikun e problemeve të zemrës.
Rrjedhimisht, i njëjti studim zbuloi se një plan i tillë ushqimor çoi gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterolit lipoprotein me densitet të ulët tek pjesëmarrësit, një lloj kolesteroli që rrit gjithashtu shanset për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.
Përmirësojnë cilësinë e spermës
Konsumimi i shpeshtë i lajthive mund t’i japë zgjidhje problemit të përgjithshëm të infertilitetit. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ngrënia e më shumë frutave të thata, duke përfshirë lajthitë, mund të rrisë numrin e spermës dhe të përmirësojë cilësinë e spermës.
Studiuesit theksojnë se ky studim i vogël përfshinte pjesëmarrës të shëndetshëm dhe pjellorë. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të parë nëse përfitimet vlejnë për popullatën e gjerë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al