I shkarkuar nga detyra, por përdor ende zyrat e shtetit për fushatën e PS, ja për kë bëhet fjalë

Jun 18, 2017 | 21:26
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Xhulieta Kërtusha ka nisur procedurat për kallëzimin në Prokurori të Drejtorit të Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës, Saimir Plaku.

Edhe pse i shkarkuar nga detyra, ai vijon të përdorë zyrat shtetërore në funksion të fushatës elektorale për PS, thuhet ne njoftimin e ministrisë.

kertusha

Njoftimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë:

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka konstatuar me keqardhje angazhimin në fushatë elektorale të disa drejtuesve rajonalë të institucioneve në varësi. Rasti më i fundit i takon Drejtorit të Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës Saimir Plaku, i cili edhe pse është pezulluar nga detyra, për shkak se kandidon për Partinë Socialiste, vazhdon të përdorë zyrat shtetërore në funksion të fushatës.

Kujtojmë edhe një herë se veprime të tilla që synojnë të përdorin burimet njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore në funskion të fushatës zgjedhore, si dhe presioni mbi punonjësit e tjerë të administratës përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i bën thirrje Z. Plaku dhe të gjithë drejtuesve apo punonjësve të administratës të distancohen nga këto veprime dhe të heqin dorë nga përdorimi i postit apo zyrave të shtetit për të bërë fushatë. MMSR do të nisë menjëherë procedurat për kallëzimin në prokurori të rastit në fjalë si dhe angazhohet të ndërmarrë të njëjtat hapa edhe për rastet e tjera që do të vërtetohen në shkelje të ligjit.

Ndërkohë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke falënderuar qytetarët që kanë denoncuar në numrin e telefonit +355697868366 rastet e abuzimit të punonjësve të administratës që janë angazhuar në fushatë zgjedhore brenda orarit zyrtar të punës, dëshiron të informojë opinionin publik se janë në proces verfikimi një numër i konsiderueshëm rastesh.

MMSR, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për largimin nga puna dhe kallzimin penal për të gjitha rastet që vërtetohen në shkelje të ligjeve dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të
burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura