I shtruar në një spital të Athinës prej disa ditësh, Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje të qëndrueshme shëndetësore

Jan 23, 2025 | 13:21
SHPËRNDAJE

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka dhënë informacione të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

-640-0-1703243267xanastas-janullatos-1-889

Përmes një njoftimi për shtyp, Kisha Orthodhokse njofton se gjendja e tij shëndetësore ka pësuar një përmirësim të lehtë pas operacionit.

Po ashtu, mësohet se Janullatos është vizituar në spital nga përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhorit, i shoqëruar dhe nga Episkopi i Krujës, Anastas Mamaj.

“Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës, Anastas Mamaj e vuri në dijeni për gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit, e cila mbetet e qëndrueshme, me një përmirësim të vogël”, thuhet në njoftim.

Njoftim për shtyp

Në Spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, pas një operacioni kirurgjikal, erdhi sot për vizitë përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhorit.

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, u takua me Episkopin e Krujës, z. Anastas, dhe me priftërinjtë që e shoqëronin, në Kishën e Ungjillëzimit, në spital, ku kryen së bashku një lutje për shëndetin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë. Më pas, Hirësia e Tij i përcolli Episkopit të Krujës, z. Anastas, urimet e Patriarkut Ekumenik, si dhe urimet e tij personale.

Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës, e vuri në dijeni për gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit, e cila mbetet e qëndrueshme, me një përmirësim të vogël. Më tej, ai shprehu falënderimet e tij të përzemërta për interesimin, lutjet dhe urimet e Patriarkut Ekumenik, duke i kërkuar atij që t’a falënderojë Patriarkun Ekumenik përzemërisht dhe me respekt për interesimin e treguar.

Nga Zyra e Shtypit@

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura