I vendosën flakën dy automjeteve, arrestohen 2 vëllezërit! Kush është 37-vjeçari që porositi djegien e makinave (Emrat)

Nov 2, 2024 | 10:39
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga dy autorët e dyshuar të zjarrvënies në automjetet e shtetasit Sabaudin Hoxha, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 30 Tetorit në lagjen “Kongresi i Përmetit” të Shkodrës.

Në pranga kanë rënë dy vëllezërit, Elvis dhe Klevis Serraj, të cilët mësohet se janë prositur për të djegur dy makinat.

Sipas policisë, zjarrvënia është porositur nga 37-vjeçari Gjekson Pusi, i cili është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, ai është person me precedentë penalë, i dënuar më parë për disa grabitje dhe vjedhje.

“Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.

Si dhe u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj.P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H.”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porositësi”

Morën porosi dhe dogjën dy automjete, identifikohen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të zjarrvënies.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim dhe porositësi për djegien e makinave.

Sekuestrohen veshjet dhe biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik dhe një sasi lende narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së 30.10.2024, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuar dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”

Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.

Si dhe u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj.P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H.

Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura