“Ia kanë dorëzuar lubi Ballukut 15% të buxhetit”- Berisha: Unazën e Tiranës e ka ndarë në 14 kontrata, çmimi shkon 16 mln euro km

Nov 8, 2024 | 12:42
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 15% e buxhetit të vitit 2025, do t’i jepet ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

sali berisha1

“A e dini e çfarë kanë bërë me buxhetin? 15% të buxhetit ja kanë dorëzuar lubi Ballukut”, tha kryedemokrati.

Berisha akuzoi Belinda Ballukun se ka ndarë unazën e Tiranës në 14 kontrata për të vjedhur dhe se çmimi ka shkuar në 16 mln euro km.

Sali Berisha:  A e dini çfarë kanë bërë me buxhetin? 15 përqind të buxhetit ia kanë dorëzuar Lubi Ballukut, e cila Unazën e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, nga viti 2010-2013 ne kemi ndërtuar tre lotet e para, Unaza e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, sot është në gjysëm. Dhe këtë gjysëm, Lubi Balluku e ka ndarë në 14 kontrata.

A e kuptoni apo jo ju? Dhe çmimi shkon 16 milionë euro kilometri nga 1.6 milionë euro që kushton autostrada 27 metra në Kroaci.
Pra, nuk ka dyshim që ne do plotësojmë çdo nevojë të këtij spitali dhe të spitaleve të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura