Ibrahimoviç publikon foto nga spitali me kokën e gjakosur: Është pjesë e lojës

Oct 13, 2024 | 18:19
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç ka bërë sot një postim të ndryshëm nga ato që jemi mësuar zakonisht. Ish-futbollisti, tashmë drejtues i Milanit, ka publikuar foto ku shihet koka e tij e gjakosur.

ibra

Në kokën e Ibras duket një e çarë dhe është një person i cili po ia mjekon atë. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me saktësi, por vetëm që Ibra kishte postuar ditët e fundit foto nga malet dhe mund të ketë ndodhur ndonjë incident i vogël gjatë ditëve të kampingut që po bën me familjen e tij duke shfrytëzuar pushimin e kampionatit.

Megjithatë, Ibra është munduar që të qetësojë tifozët e tij, “Është pjesë e lojës”, shkruante ai përkrah këtyre fotove.

Snapinsta.app_462921019_1577145586222460_4927129249280254511_n_1080 Snapinsta.app_463013166_433610419356815_7458186516630209745_n_1080

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura