Analisti Fitim Zekthi e cilësoi anti-kombëtare idenë e hedhur për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve”.
Duke folur në emisionin ‘Open’ në Neës24, Zekthi tha se ideja krijon precedentin që ccdo fe mund të kërkojë të krijojë shtetin e saj. Ai tha gjithashtu se qëndrimi i Baba Mondit ishte qesharak.
“Një ide e tillë, së pari krijon precedentin e ndryshimit të kufijve. Kjo më pas krijon precedentin që ccdo fe mund të kërkojë të krijojë shtetin e saj. Është një qëndrim qesharak.
Sikundër qesharak është qëndrimi i Baba Edmond Brahimaj, i cili po turpëron një komunitet që ka dëshmuar një tjetër histori. Jam gati i shokuar, nuk arrij ta kuptoj dot këtë ide që artikulohet”, tha Zekthi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al