“Ik nga tavolina, lëre debatin”- Zekthi përplaset me Lubonjën në studio, analisti: Mos na mërzit! Fillove me…

Oct 24, 2024 | 21:31
SHPËRNDAJE

Debat mes analistëve Fatos Lubonja dhe Fitim Zekthit janë zhvilluar mbrëmjen e sotme rreth punës së SPAK.

lubonja zekthi

Ka qenë Zekthi duke argumentuar se SPAK nuk është një ‘organizatë kriminale’ siç e cilësojnë nga opozita, por një strukturë që mbështet nga SHBA.

Në këtë moment e ka ndërprerë nga Lubonja, i cili u shpreh se në sudio nuk ishin duke folur për SHBA dhe Antony Blinken, por për Shqipërinë.

Debati në studion e emisionit ‘Open’ në News24:

Zekthi: Jeni në paradoks! Bëni argumente paradoksale dhe të palogjikshme

Lubonja: Fillove me Antony Blinken, mos na mërzit

Zekthi: Ke ardhur për debat apo…

Lubonja: Për debat, por jo me Antony Blinken

Zekthi: Ta kam thënë dhe herë tjetër, unë vij nga një traditë ku kishte konak. Ku flisnin me radhë. Doni zhurmë? Hajde bëjmë zhurmë! Merren argumente në fiset e mira, ju i doni nga dera e keqe.

Lubonja: Ky argument është bërë blozë

Zekthi: Ik nga tavolina, lerë debatin

Lubonja: Më fal

Zekthi: Je i falur.

Zekthi: Për mua SPAK nuk mund të jetë bandë kriminale në duart e Ramës, pasi të gjithë ndërkombëtarët thonë se është një krijesë që e kemi krijuar ne dhe nuk mbështesin një organizatë kriminale.

Lubonja: Lere se dhe NATO ka përkrahur diktatorë, Erdoganin në Turqi.

Zekthi: E quan ti diktator

Lubonja: Netanyahun meqë s’do Erdoganin. Akuzohet për krime lufte

Zekthi: Nuk është në NATO.

Lubonja: Të jesh në NATO dhe s’bën krime. Amerika po bën krime vetë. Pse NATO është garancia e demokracisë?

Zekthi: Nuk përkrah SHBA një bandë kriminale, të trafikut të drogës që e kontrollon Rama për interesa të veta.

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura