“Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi”- Kryemadhi flet për njohjen me biznesmenin Adrian Shatku: Është kushëriri im, e kam prezantuar me…

Oct 23, 2024 | 10:48
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi pasi doli nga GJKKO ka sqaruar raporton me biznesmenin Adrian Shatku, i cili del në dosjen hetimore të SPAK. Ajo u shpreh se  Shatkun e ka kushëri dhe lejën për fibrat optike e ka marrë me ligj nga Genc Pollo dhe Sali Berisha.

Monika Kryemadhi sherri me Dumanin

Deputetja e PL-së deklaroi se biznesmenin Shatku e ka prezantuar me Edi Ramën dhe ministren e asaj kohe, Milena Harito.

“Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Adrian Shatku është kushëriri ime. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn time. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura