“Ilir Metën s’e implikon asnjë fije floku”- Burgosja e ish-Presidentit, Tedi Blushi: PL do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile

Oct 22, 2024 | 14:58
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që Presidenti i Partisë së Lirisë të ketë shkelur ligjin, duke theksuar “Ilir Metën s’e implikon asnjë fije floku”.

Ai theksoi se po tentohet eliminimi politik i drejtuesve kryesorë të opozitës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Gjithashtu shtoi se ka pasur përpjekje për eliminimin fizik të ish-Presidentit Meta duke shtuar se arrestimi i tij është politik.

Tedi Blushi: Janë kohë të jashtëzakonshëm për vendin. Akt i rëndë dhe terrorist i burgosjes së presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Është fakt që narkoregjimi ka ndërmarrë një kasion jo vetëm për eliminim politik të drejtuesve kryesore të opozitës, siç është Meta dhe Berisha, por kanë patur edhe përpjekje për eliminmn fizik të presidentit të PL, për llogari të armiqve të kombit tonë.

Dihet se çfarë betejash ka bërë Meta për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës, për çështjen e detit ku është implikuar drejtpërsëdrejti edhe Lulzim Bashën, por edhe për llogari të mafies ndërkombëtare.

Në asnjë fije floku nuk e implikon Metën, nuk ekziston asnjë fakt kundër tij për një shkelje.

Qëllimi për të cilin është i arrestuar politik. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që e implikon Metën në një shkelje sado minimale të ligjit.

Janë dëshira të këtij regjimi që nëpërmjet hanxharëve në sistemin e drejtësisë kanë marrë përsipër të shkatërrojnë pluralizmin dhe t’i imponojnë vendit zgjidhje që nuk janë ligjore, por mbi të gjitha janë kriminale.

Në fund të fjalimit Tedi Blushi tha se Partia e Lirisë  do t’i bashkohet protestës për mosbindje civile të thirrur nga Partia Demokratike. Protesta është planifikuar të zhvillohet më 29 tetor.

“Ne i bashkohemi thirrjes të Partisë Demokratike për protestën për mosbindje civile të thirrur në datën 29 tetor sepse është koha që sheshet lagjet e Shqipërisë të buçasin më fortë se kurrë. Zjarri që Rama dhe Dumani po i  vendasin vendit , do të digjen bashkë të dy”, tha Tedi Blushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura