Do të zëvendësojë Naureda Llagamin, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Oct 22, 2024 | 18:48
SHPËRNDAJE

Ilir Rusi u zgjodh sot kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

iiiiiiiiiiiii

Ndërkohë në pozicionin e zv.kryetarit u zgjodh anëtarja Yllka Rupa. Ilir Rusi do të zëvendësojë Naureda Llagamin.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile. Duke qenë se Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të  Lartë Gjyqësor.

Kryetari i ri i KLGJ-së, Ilir Rusi u zgjodh anëtar në mars të vitit 2022 nga radhët e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, me një mandat pesë vjeçar. Atëherë ai mori dhe funksionin e zëvendëskryetarit që e mbajti deri të martën.

Zëvendëskryetarja Yllka Rupa është zgjedhur si anëtare e KLGJ po ashtu nga radhët e pedagogëve, më datë 2 shkurt 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura