Ilnisa s’pranon ndarjen nga Meritoni, moderatori rikthehet në Kosovë për biznes, ç’po ndodh në marrëdhënien e çiftit të BBV

Nov 2, 2024 | 15:14
SHPËRNDAJE

Vetëm javën e shkuar, raportuam për një krizë mes Ilnisës dhe Meritonit. Çifti, prej kohësh nuk ishte parë së bashku dhe ajo që shtoi dyshimet edhe më shumë, ishte fakti se dyshja kishte fshirë çdo foto që kishin me njëri-tjetrin. Të shumtë kanë qenë edhe fansat që pyesnin se çfarë po ndodh me çiftin, por dy personazhet zgjodhën mos të reagonin.

meriton ilnisa

Pasi lajmi doli në media, ishte Ilnisa ajo që në një mënyrë zgjodhi të hedhë poshtë zërat për këtë krizë. Ilnisa ka sqaruar fansat rreth marrëdhënies së saj me Meriton Mjekiqin përmes një postimi në Instagram Story, duke ndarë një bisedë plot humor. Në mesazhin e publikuar, spekulimet për një ndarje mes tyre janë hedhur poshtë, ndërsa një frazë në postim thotë me humor, “Bashkë i ke në krevat,” duke konfirmuar se çifti vazhdojnë të jenë bashkë.

E njohur si një personazh që zgjedh të reagojë sa herë emri i saj lakohet në media, gazetarja ka preferuar ta mbyllë me kaq këtë reagim të sajin, duke zgjedhur që mos të zbulojë më shumë. Nga ana tjetër, Meritoni ka preferuar që të heshtë, duke vijuar me angazhimet e tij, pa dhënë asnjë shpjegim rreth lajmit të ndarjes. Në shkrepjet e fundit që ai ka postuar në rrjetet sociale, ishbanori i “Big Brother” duket që është rikthyer në Kosovë, ku dhe po vijon angazhimin e tij me bashkëpunimet që ka me biznese të ndryshme, të cilat i reklamon në Instagramin e tij.

Të shumtë ishin edhe skeptikët, që aluduan se, në fakt, çifti është bashkë dhe lajmin e ndarjes po e përdorin për pak zhurmë, përpara se të nisin me projektet e tyre televizive. Megjithatë, fakt është që prej kohësh Meritoni nuk është parë në Tiranë, ndonëse u tha se do të moderonte një emision në vendin tonë. Nga ana tjetër Ilnisa ka publikuar foto e video nga eventet e ndryshme ku edhe merr pjesë, por këtë herë e vetme, pa praninë e Meritonit. Nuk dihet nëse familjet e të dyve kanë ndikuar për këtë krisje që lidhja e tyre ka pasur, apo vetë të dy kanë ndeshur problemet e para.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë. Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa. Kur kanë kaluar vetëm pak javë nga këto deklarata, çifti duket dukshëm se janë larguar nga njëri tjetri, ndonëse gazetarja ka preferuar që ti hedhë poshtë këto aludime. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse nga dyshja do të kemi një foto të re së bashku, duke rrëzuar kështu këto zëra, apo nëse kriza mes tyre është aq e fortë, sa do t’i duhet që të pranojnë ndarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura