“Inati politik e bëka njeriun të verbër, tamam tifoz futbolli”- Rama flet për shifrat e turizmit: Dielli nuk mbulohet me shoshë, miliona të huaj vizitojnë Shqipërinë

Jan 22, 2025 | 10:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama duke marrë shkasë nga një ndjekës në Facebook, që i komenton duke i thënë ‘Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarë’, ka folur për truizmin duke u ndalur edhe te shifrat e INSTAT.

rama

Rama tha se shqiptarët bëjnë turizëm dhe duke iu referuar të dhënave, kreu i qeverisë thotë se përgjatë vitit 2024, 979, 456 shtetas rezidentë shqiptarë kanë pushuar në hotelet dhe bujtinat e vendit.

Sipas tij, inati politik i ka verbuar njerëzit, ndërsa shton se, nëse dikur Shqipëria vizitohej vetëm nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, sot turistë në vendin tonë janë miliona të huaj.

 “Shqipëria ka qenë si dele e zezë. Shumica dërrmuese që vinin ishin shqiptarë emigrantë, shqiptarë të Kosovës dhe RMV. Ndërsa sot këta janë shtuar shumë më shumë dhe janë shtuar edhe miliona të huaj. Nuk e di, por inati politik e bëka njërin të verbër e shurdh, tamam  tifoz futbolli. Por ne kemi një flamur të gjithë. Sidoqoftë, dielli nuk mbulohet me shoshë dhe shqiptarët që luftojnë e punojnë, që i shohin dhe vlerësojnë gjërat e bëra me luftë e punë, i kanë gjërat e qarta. E kanë të qarta dhe faktet dhe rrugën drejt majës, në 2030 në BE”, tha Rama.

Mesazhi i plotë në rubrikën ‘Sy m’sy’:

“‘Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarë’ . Vërtet e ke? Po këta të huaj kur vijnë këtu, kanë marrë ushqimin me vete, apo hanë në tryezat e shqiptarëve. Vijnë me krevat me vete, apo flenë në bujtinat dhe shtëpitë e shqiptarëve. Është çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizën. E di ti miku im sa shqiptarë bëjnë pushime, lëvizin në fundjava, po flas për shqiptarët që jetojnë këtu. Ja çfarë thonë të dhënat e INSTAT; 979, 456 shtetas rezidentë shqiptarë kanë pushuar në hotelet dhe bujtinat e vendit gjatë 2024. Dhe këtu nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore. Rëndom ata që nuk e duan qeverinë, përdorin argumentin se unë qenkam jashtë realitetit. Nëse realiteti qenka nuk ka rrugë, s’ka drita, s’ ka ujë, s’ka bukë, por si shpjegohet që kur realiteti, sipas këtyre, ka qenë më i mirë para se të vinim ne dhe e shkatërruam.

Shqipëria ka qenë si dele e zezë. Shumica dërrmuese që vinin ishin shqiptarë emigrantë, shqiptarë të Kosovës dhe RMV. Ndërsa sot këta janë shtuar shumë më shumë dhe janë shtuar edhe miliona të huaj. Nuk e di, por inati politik e bëka njërin të verbër e shurdh, tamam  tifoz futbolli. Por ne kemi një flamur të gjithë. Sidoqoftë, dielli nuk mbulohet me shoshë dhe shqiptarët që luftojnë e punojnë, që i shohin dhe vlerësojnë gjërat e bëra me luftë e punë, i kanë gjërat e qarta. E kanë të qarta dhe faktet dhe rrugën drejt majës, në 2030 në BE”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura