Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se kujdestari i Xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.
“Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë falënderoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.
Rama:Edhe kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të katër faltoreve të Tiranës, duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri. Flamur që lind Shën Konstandinin, pajon islamin e krishterimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin.
Si çdo faltore tjetër e këtij vendi, kjo xhami e madhe është tani një vend i shenjtë. Qoftë më jetë kjo faltore një shëmbëlltyrë e Qabes një shtëpi e shpërblimit dhe e kthimit. Le të hyjmë këtu me këmbën të mbarë. Faleminderit president, je gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri, në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta.
Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, dhe na ndihmoftë në rrugën tonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al