Sot, në një ceremoni madhështore, ka ngritur zyrtarisht siparin, qendra tregtare më e re dhe e madhe ne zemër të Tiranës, Toptani Shopping Center.
Qendra Toptani, një investim prej 60 milion Euro i kompanise Gener 2 njeherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha ne vend me mbi 1,000 të punësuar është e organizuar në 8 kate retail, 81 marka ndërkombëtare dhe hapësira argëtimi, bare dhe restorante, 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.
Ndërtesa është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik, i konceptuar nga arkitekti hollandez Winy Maas.
Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë, kryeministri i vendit Z. Edi Rama figura të njohura të politikës, diplomacisë, biznesit, artit, kulturës dhe showbiz-it. I ftuari I nderit ne ceremonine e inaugurimit te Qendres Tregtare Toptani ishte akademiku I njohur Dr.Rexhep Qosja, prania e te cilit I dha nje tjeter dimension nderkombetar ceremonise.
Qendra Tregtare Toptani do të menaxhohet nga kompania Gener 2, njëkohesisht edhe investitore e projektit.
Rreth Gener 2:
Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi qe operon prej dy dekadash ne tregun vendas dhe rajon. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe zhvillimi I projekteve infrastrukturore dhe ndërtimi rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme, menaxhim pronash, energji dhe telekomunikacion. Aktualisht, kompania është e angazhuar në zhvillimin e nje sërë projektesh madhore në të gjithë vendin në përmbushje të objektivave kryesore të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale.
Për më shumë informacion: [email protected]
Për më shumë rreth Gener 2: www.gener2.al
Për më shumë rreth Qendrës Tregtare Toptani: www.toptani.com.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al