Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu nga protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës tha se inceneratorët janë fatkeqësia e çdo shqiptari.
Klevis Balliu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestë, pasi ka shumë arsye për të protestuar.
Ai akuzon Veliajn dhe qeverinë se po vjedhin qytetarët shqiptare. Sipas tij, Berisha mbahet në arrest shtëpie sepse denoncon korrupsionin.
“Veliaj dhe Rama janë pronarët faktikë të inceneratorëve. Altin Dumani në vend që ti arrestojë i bën presion çdo personi që denoncon, sepse inceneratori është buka e Altin Dumanit. Por inceneratori është fatkeqësia e çdo shqiptari. Sot qytetarët kanë më pak para në xhep se paratë i ka marrë Veliaj, Rama, Xhacka dhe kriminelët.
SPAK në vend që të merret me Erion Veliaj, merret me liderin e opozitës. Pse? SPAK merret me liderin e opozitës sepse Sali Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve, sepse Berisha dhe opozita kërcënojnë mafien e korrupsionit.
Nuk ka më arsye pse të mos protestojmë, duhet të dalim çdo ditë sepse kemi një qeveri të tërë që merr para nga qytetarët dhe i fut në xhep”, tha Balliu
Balliu kishte edhe një përgjigje për Erion Veliajn, në lidhje me projektin e lumit të Lanës.
“Në kulmin e të gjitha akuzave, bashkia dhe Rama shkon dhe vazhdon krimin për të larguar qytetarët e lumit Lanë.
Opozita është kundër vjedhjeve, opozita është kundër krimit dhe jo kundër zhvillimit të një zone. Ato zona janë të zhvilluara vetëm në kohën e PD. Me Ramën vetëm janë vjedhur qytetarët” u shpreh ndër të tjera Balliu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al