Institucionet e drejtësisë refuzuan Komisionin ‘Xhafaj’, Lapaj: Kanë bërë shumë mirë që nuk pranuan, korrupsioni luftohet me ligj

Oct 9, 2024 | 21:26
SHPËRNDAJE

Institucionet e drejtësisë së re, refuzuan të bëheshin pjesë e Komisionit Ant-Korrupsion që do të drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

lapaj

Në studion e emisionit ‘Open’, kreu i Lëvizjës ‘Shqipëria Bëhet’ është shprehur se institucionet e drejtësisë kanë bërë shumë mirë që nuk kanë pranuar të marrin pjesë, ndërsa ka shtuar se refuzuan të bëheshin dekor i një komisioni.

“Korrupsionin nuk e lufton Komisioni, por ligji. Aktet më të mëdha korruptive në këtë vend e ka mazhoranca, ata nuk janë subjekte që luftojnë, por subjekte të drejtësisë.

Drejtësia vërtet ka probleme dhe ka vend të përmirësohet, por institucionet e drejtësisë duhet t’i qëndrojnë deri në fund qëndrimit që kanë marrë deri tani”, tha Lapaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura