Institucionet e drejtësisë refuzuan pjesëmarrjen në Komisionin “Xhafaj”, Gjekmarkaj: Reagimi pas burgosjes së Salianjit, ndërkombëtarët po flasin

Oct 3, 2024 | 17:47
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar refuzimin e institucioneve të larta të drejtësisë në vend për të merrë pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion “Xhafaj”.

agron-gjekmarkaj-675x450-1 (1)

Gjekmarkaj shkruan se ky ishte reagimi pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji me një vit burg është i qartë dhe se ndërkombëtarët po flasin.

“Reagimi i parë pas burgosjes së Salianjit është i qartë, ndërkombëtarët po flasin. Institucionet e drejtësisë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK e refuzojnë komisionin Xhafa”, thotë Gjekmarkaj.

Kujtojmë se sot, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe Inspektorati i Lartë të Drejtësisë (ILD), refuzuan të merrnin pjesë në komisionin “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura