Integrimi në BE, Rama nga Brukseli: Vendet kandidate meritojnë të “përqafohen”, pa qenë anëtare me të drejta të plota! Rrezikohet të…

Feb 15, 2024 | 9:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Brukseli se vendet kandidate duhet të “përqafohen” dhe afrohen nga BE pa qenë domosdoshmërish anëtare me të drejta të plota.

rama

Kreu i qeverisë, në një konferencë për mediat, theksoi se “ndryshe rrezikojmë ti hyjmë një rruge që s’përfundon kurrë, pa asnjë rezultat konkret”.

Rama: “Duke pasur vendet tona si anëtare në kuptimin e plotë pa të drejtën e votës, është ajo që duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për BE dhe Ballkanin Perëndimor, duhet të gjejnë rrugën për tu siguruar se rrugëtimi drejt anëtarësimit tonë duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë. ndërveprim organik që duhet të ofrohet nga BE dhe institucionet e tjera.

Është koha që BE të kuptojë që vendet kandidate të Ballkanit dhe jo vetëm nuk janë mjaftueshëm të pjekura, por janë një situatë ku meritojnë të përqafohen dhe të sillen më pranë pa qenë domosdoshmërish anëtarë me të drejta të plota, siç është objektivi fundor.

Besoj fort se ajo çfarë po ndodh sot duhet të ndodhë në Parlamentin e BE, në Komisionin Europian. Është e vetmja rrugë për të qetësuar shpirtra dhe për të injektuar një energji konkrete dhe të prekshme, të dobishme në të gjitha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre lidhur me të ardhmen mjaft konkrete e të qenit pjesë e BE, ndryshme rrezikojmë ti hyjmë një rruge që s’përfundon kurrë por pa asnjë rezultat konkret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura