Integrimi, Nishani: Gati t’i japim përvojën tonë Kosovës

Sep 6, 2013 | 18:41
SHPËRNDAJE

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha sot se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian dhe gatishmërinë të ofrojë përvojën e saj për proceset integruese.

Nishani priti sot në Presidencë, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i Shtetit përgëzoi klasën politike shqiptare të Kosovës për një përqasje racionale ndaj pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, duke pranuar logon e KQZ-së. Nishani tha se marrëdhëniet Shqipëri-  Kosovë synojnë të shndërrohen në marrëdhënie model në rajon.

Kryeministri Thaçi nga ana e tij, shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme të Republikës së Shqipërisë, dhe nënvizoi vendosmërinë që Kosova të ecë në rrugën e reformave dhe integrimit euroatlantik.  Thaçi vlerësoi rolin mbështetës të Shqipërisë si të pazëvendësueshëm në procesin e njohjeve, nismave rajonale dhe integrimit të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura