“Interi do finalen e Champions”, Inzagi lë në “ajër” Asllanin: Nesër do vendos përfundimisht

Nov 25, 2024 | 17:43
SHPËRNDAJE

Inter pret nesër Lajpcig në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Champions. Një takim që luhet në “San Siro” dhe trajneri i zikaltërve, Inzagi ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp.

ASLLANI INZAGI

Inzagi tregoi se nuk ka vendosur akoma për formacionin duke lënë kështu në ajër Asllanin, që ndaj Veronës pati një paraqitje të mirë.

“Ne punojmë për të kënaqur tifozët tonë, për klubin dhe për të fituar trofe. Duhet të vazhdojmë kështu, në 11 ndeshjet e fundit kemi fituar nëntë dhe kemi barazuar dy.

I kam thënë mendimet e mia për arbitrimin, ne duhet të mundohemi t’i ndihmojmë. Dhe unë që ndonjëherë e kaloj zonën për shkak të adrenalinës. Sa për Lajpcig, janë klub që kanë qëndruar në Champions prej gjashtë vitesh dhe deri të shtunën kishin mbrojtjen më të mirë në Bundesligë.

Në katër ndeshjet e Champions, kanë merituar më shumë. Kanë një trajner prej disa vitesh, kanë lojtarë me kualitet dhe renditjen nuk reflekton performancën e tyre në Europë.

E dimë që po ndeshemi me një skuadër të fortë. Shpresojmë të shkojmë deri në fund të Champions. E dimë që janë dhe 35 skuadra që kanë të njëjtën dëshirë. Na nevojitet punë, duhet të vazhdojmë rrugën tonë dhe çfarë kemi bërë deri tani. Duhet të mendojmë për Lajpcig. Çalhanoglu dhe Lautaro, që kanë munguar ndaj Veronës, kanë pasur dy seanca stërvitore të mira, nesër në mëngjes do vendos”, u shpreh ndër të tjera Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura