Interi kthehet i pari! Pas 11 sezonesh bëhet përsëri klubi me rrogat më të larta në Serinë A

Oct 17, 2024 | 12:26
SHPËRNDAJE

Interi është kthyer tashmë në klubin lider të futbollit italian, jo vetëm sepse është kampioni në fuqi i Serisë A. Klubi zikaëtr, po e tregon këtë edhe me fuqinë ekonomike që ka, pasi garanton rrogat më të larta të futbollistëve.

inter

Sipas një raporti të përpiluar nga “Corriere Dello Sport”, zikaltrit për herë të parë që nga sezoni 2012-2013, kthehen në majë të kësaj liste ku ka qenë vazhdimisht Juventusi.

Ulja e shpenzimeve nga bardhezinjtë në mënyrë të ndjeshme në këto vite, kanë bërë që Interi me 141,7 milionë euro bruto të jetë skuadra që shpenzon më shumë në Serinë A për rrogat. Juventusi është në vendin e dytë me “vetëm” 113,8 milionë euro ndërsa Milani është në vendin e tretë, si i pari klub nën kuotën e 100 milionë eurove në vit, pasi shpenzon 96,6 milionë.

Ajo që duhet theksuar nga renditja e të gjithë klubeve është se skuadrat e Veronës, Empolit e Leçes janë ato që shpenzojnë më pak, edhe më pak se sa klube të cilat sapo janë ngjitur në Serinë A.

LISTA

  1. Inter 141,7
  2. Juventus 113,8
  3. Milan 96,6
  4. Roma 87,9
  5. Napoli 85,7
  6. Lacio 68,3
  7. Atalanta 56,2
  8. Fiorentina 55,9
  9. Torino 44,3
  10. Komo 35,3
  11. Bolonja 35,1
  12. Xhenoa 33,5
  13. Monza 32,4
  14. Udineze 27,7
  15. Kaljari 24,6
  16. Venecia 24,3
  17. Parma 24,1
  18. Hellas Verona 20,7
  19. Empoli 20,6
  20. Leçe 19,9

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura