Interi rinovoi kontratën me Kristjan Asllanin deri në 2028, ylli i Kombëtares Shqiptare: I lumtur të vazhdoj aventurën

Sep 17, 2024 | 9:27
SHPËRNDAJE

Kristjan Asllani do të qëndrojë te Interi deri në vitin 2028 dhe kjo u bë e ditur dje nga vetë klubi përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

asllani3

Pas rinovimit të kontratës, Asllani u shpreh se ishte i lumtur të vazhdonte këtë aventura me Interin.

“Përshëndetje djema! Jam i lumtur të vazhdoj këtë aventurë me ju. Shihemi së shpejti te San Siro. Mirupafshim”, tha ylli i Kombëtares Shqiptare.

 


View this post on Instagram

A post shared by Inter (@inter)

Kujtojmë se Asllani deri tani ka fituar 4 trofe me fanellën e Interit, pasi ka bërë të tijën Superkupën e Italisë në sezonet 2022 dhe 2023, Kupën e Italisë në vitin 2023 dhe titullin kampion në vitin 2024.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura