Interi shpreson, në finalen e Champions-it nuk fiton gjithnjë ekipi më i shtrenjtë. Ja dy skuadrat që kanë thyer parashikimet

Jun 8, 2023 | 9:31
SHPËRNDAJE

Liga e Kampioneve është gjithnjë pre e skuadrës më të fortë, apo ndonjëherë triumfon elementi sur prizë në një finale, duke triumfuar skuadra jofavorite në letër? Duke nisur pas tripletës zikaltër, pra nga sezoni 2010-‘11, vetëm në dy raste ka triumfuar skuadra me një vlerë ekipi inferior krahasuar me kundërshtarin sipas të dhënave të portalit të specializuar “Transfermarkt”.

champions

CHAMPIONS 2022/’23 – FINALJA SITI-INTER

Vlera e skuadrës së Mançester Sitit përpara finales: 1.05 miliardë euro.

Vlera e skuadrës së Interit përpara finales: 534.45 milionë euro.

CHAMPIONS 2010/’11 – FINALJA BARCELONA-JUNAJTID 3-1

Vlera e skuadrës së Barcelonës përpara finales: 554.1 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Mançester Junajtidit përpara finales: 374.7 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2011/’12 – FINALJA BAJERN-ÇELSI 4-5 (P)

Vlera e skuadrës së Bajernit të Mynihut përpara finales: 360.55 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Çelsit përpara finales: 381 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2012/’13 – FINALJA DORTMUND-BAJERN 1-2

Vlera e skuadrës së Borusias së Dortmundit përpara finales: 254.7 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Bajernit të Mynihut përpara finales: 431.7 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2013/’14 – FINALJA REAL MADRID-ATL. MADRID 4-1 (P)

Vlera e skuadrës së Realit të Madridit përpara finales: 571.4 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Atletiko Madrid përpara finales: 282 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2014/’15 – FINALJA JUVENTUS-BARCELONA 1-3

Vlera e skuadrës së Juventusit përpara finales: 318.7 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Barcelonës përpara finales: 591.5 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2015/’16 – FINALJA REAL MADRID-ATL. MADRID 6-4 (P)

Vlera e skuadrës së Realit të Madridit përpara finales: 697.8 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Atletikos së Madridit përpara finales: 363.5 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2016/’17 – FINALJA JUVENTUS-REAL MADRID 1-4

Vlera e skuadrës së Juventusit përpara finales: 450.8 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Realit të Madridit përpara finales: 764.8 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2017/’18 – FINALJA REAL MADRID-LIVERPUL 3-1

Vlera e skuadrës së Realit të Madridit përpara finales: 962.5 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Liverpulit përpara finales: 548 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2018/’19 – FINALJA TOTENHEM-LIVERPUL 0-2

Vlera e skuadrës së Totenhemit përpara finales: 840 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Liverpulit përpara finales: 966.25 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2019/’20 – FINALJA PSG-BAJERN 0-1

Vlera e skuadrës së PSG-së përpara finales: 801.45 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Bajernit të Mynihut përpara finales: 929.25 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË LARTË.

CHAMPIONS 2020/’21 – FINALJA SITI-ÇELSI 0-1

Vlera e skuadrës së Mançester Sitit përpara finales: 1.03 miliardë euro.

Vlera e skuadrës së Çelsit përpara finales: 779.8 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË ULËT.

CHAMPIONS 2021/’22 – FINALJA LIVERPUL-REAL MADRID 0-1

Vlera e skuadrës së Liverpulit përpara finales: 900.5 milionë euro.

Vlera e skuadrës së Realit të Madrid përpara finales: 756.5 milionë euro.

Ka fituar skuadra me vlerën e ekipit MË TË ULËT.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura