Internet më të ngadaltë gjatë festave? Përgjegjëse janë dritat e Krishtlindjeve, zbulohet si ndikojnë në reduktimin e shpejtësisë së WiFi-së

Dec 6, 2023 | 21:33
SHPËRNDAJE

Dritat e Krishtlindjeve duket se janë dekorimi “pwrgjegjws” që “vret” shpejtësinë e WiFi në shtëpinë apo zyrën tonë.

dritat e kriushtlindjeve

Si është e mundur kjo? Siç shkruan The Sun , këto drita, të cilat ndezin me ritme të ndryshme, mund të krijojnë fusha elektromagnetike, të cilat më pas ndikojnë në lidhjen me brez të gjerë pa tel.

Çfarë mund të bëjnë ata që përballen me një problem të tillë? Gazeta i nxit ata që thjesht ta zhvendosin ruterin pak më larg nga vendi ku janë vendosur dritat.

“Për të reduktuar ndikimin e tij, duhet ta mbani ruterin tuaj sa më larg nga dritat e Krishtlindjeve”, thotë një ekspert.

“Për fat të keq, këto sende lëshojnë rrezatim elektromagnetik që mund të jetë i dëmshëm për Wi-Fi tuaj,” shpjegon ai.

“Disa drita mund të mos kenë shumë efekt, por kur keni qindra prej tyre rreth shtëpisë tuaj, efektet e tyre mund të funksionojnë në mënyrë të shumëfishtë, duke bërë që sinjali juaj Wi-Fi të ndërhyjë dhe përfundimisht madje të ndërpresë lidhjen tuaj .”

“Ky problem njihet si zhurma e përsëritur e impulsit elektrik. Mund të “heqë” sinjalin WiFi ose ta bëjë atë të paqëndrueshëm”, shton ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura