Irani ka hedhur poshtë akuzat se është i përfshirë në atentatin ku mbeti i plagosur ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump gjatë një tubimi në Pensilvani më 13 korrik.
Këtë e ka bërë të ditur, misioni i Teheranit në OKB, i cili thotë se nuk është e vërtetë se janë të përfshirë.
CNN raportoi dje se një informator u tha autoriteteve amerikane se Irani po bënte komplot për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Në përgjigje, Shërbimi Sekret i SHBA-së e rriti sigurinë rreth Trumpit – me agjentë shtesë kundër-sulm dhe kundër-snajper, dronë dhe qen robotikë, raporton rrjeti televiziv.
Sipas burimit të njëjtë, Thomas Matthew Crooks, i cili u përpoq ta vriste Trumpin më 13 korrik, nuk duket se ka pasur lidhje me komplotin iranian.
Ish-zyrtarë të administratës Trump, përfshirë këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, thuhet se kanë marrë po ashtu kërcënime nga Irani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al