Shteti iranian ka deklaruar se planifikon të hapë një klinikë trajtimi për gratë që kundërshtojnë ligjet strikte të hixhabit, që kërkojnë që të mbulojnë fytyrën në publik.
Hapja e një “klinike për trajtimin e heqjes së hixhabit” u njoftua nga Mehri Talebi Darestani, drejtuese e Departamentit të Grave dhe Familjes në Shtabin e Teheranit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, shkruan The Guardian
Gratë iraniane dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur revoltë për klëtë njoftim.
Sima Sabet, një gazetare iraniane me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ishte objektiv i një atentati iranian vitin e kaluar, tha se kjo masë është “e turpshme”, duke shtuar se:
“Ideja e krijimit të klinikave për ‘shërimin’ e grave të pambuluara është rrëqethëse, ku njerëzit janë të ndarë nga shoqëria thjesht për shkak të mospërputhjes me ideologjinë sunduese”.
Avokati iranian i të drejtave të njeriut Hossein Raeesi tha se ideja e një klinike për të trajtuar gratë që nuk respektojnë ligjet e hixhabit nuk është “as islame dhe as nuk është në përputhje me ligjin iranian”.
Ai tha gjithashtu se është alarmant fakti që deklarata erdhi nga Departamenti i Grave dhe Familjes i Shtabit të Teheranit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, i cili është nën autoritetin e drejtpërdrejtë të liderit suprem, Ali Khamenei.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al