Ish-futbollisti i Serisë A që u kthye në këshilltarin e Asllanit: Mund të bëhet lehtësisht titullar te Interi

Jul 15, 2024 | 18:36
SHPËRNDAJE

Françesko Pratali, ish-futbollist i Empolit i cili ka ndihmuar Kristjan Asllanin që në moshë të vogël në të gjithë hapat e karrierës së tij duke u kthyer në këshilltar për mesfushorin shqiptar, është i bindur se ai tani mund të bëjë hovin cilësor.

Lautaro-Martinez-Kristian-Asllani

Asllani po hyn në vitin e tij të tretë në radhët e Interit dhe për Pratalin, tani është momenti që të fitojë edhe një vend si titullar në radhët e zikaltërve, pasi i ka cilësitë për ta bërë një gjë të tillë.

“Që kur ishte i vogël, dalloheshin aftësitë e tij futbollistike, mbante topin nën çadrat pikërisht në sheshin Garibaldi, atë shesh i cili të premten e duartrokiti dhe e thirri në kor.

pratali asllani

Ai mund të jetë lehtësisht titullar te Interi. Po bën rrugëtimin që duhet të bëjë, është rritur shumë dhe ka mentalitetin e duhur për të bërë një karrierë të madhe dhe të luajë para 80 mijë spektatorëve”, tha Pratali për mediat italiane rreth mesfushorit të Kombëtares kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura