Kandidati për deputet në qarku Korçë, Endrit Braimllari ka ndarë një video ku është me ish-kandidati për deputet të PS në këtë qytet, Artur Propollogun i cili është bashkuar me LSI.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Braimllari thotë se bashkë me Propollogun takuan socialistë të ndershëm në bashkinë e Devollit
Ndër të tjera, ai shprehet se ndihet i kënaqur që ish-kandidati i Partisë Socialiste bashkohet me ekipin e LSI, pasi më 25 do të votojnë një parti që është siguri për çdo socialist dhe familjen e tyre
“Është kënaqësi e madhe për mua sot që kemi qenë gjithë ditën në Bashkinë e Devollit me një socialist të ndershëm si Artur Porpollogun i cili ka vendosur ti bashkohet ekipit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të qarkut Korçë.
Është kënaqësi për mua që një socialist i ndershëm si punë e Arturit është pjesë e këtij ekipi dhe së bashku me Arturin po takojmë çdo socialist të ndershëm me qëllim që më 25 prill të votojnë për një parti politike si LSI, e cila është siguri e jashtëzakonshme për çdo socialist por edhe për familjen e tyre”- tha Braimllari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al