Ish-presidenti amerikan Bill Clinton përfundon në spital! Si paraqitet gjendja shëndetësore e 78-vjeçarit

Dec 24, 2024 | 8:41
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në një spital të Uashingtonit, pasi ka shfaqur ethe.

Bill-Clinton

Clinton 78 vjeç, është shtruar në Spitalin Universitar MedStar Georgetoën për analiza dhe vëzhgim, raportojnë mediat e huaja.

Angel Urena, zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të 42-të të SHBA-ve, tha për mediat amerikane se Clinton është “në gjendje të mirë shpirtërore dhe mirënjohës për kujdesin që po merr në spital”.

Një tjetër burim i afërt me Clinton tha se situata nuk është “urgjente”.

“Ish-presidenti do të bëhet mirë”, shtoi burimi.

Në vitet që kur Clinton ka lënë Shtëpinë e Bardhë, ai ka pasur disa probleme shëndetësore.

Në vitin 2004, iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi përjetoi dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Clinton u kthye në spital për një operacion në mushkëri në vitin 2005, dhe në vitin 2010 iu vendosën dy stenta në një arterie koronare.

Në vitin 2021, ish-presidenti u shtrua në spital për gjashtë ditë në Kaliforni, ndërsa po trajtohej për një infeksion që nuk lidhej me COVID-19, në kohën kur pandemia ishte ende në kulmin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura