Një përplasje ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e BBV mes Drenusha Latifit dhe Rovena Stefës.
Drenusha ka deklaruar se nëse këngëtarja do të kishte pasur mundësi do të kishte krijuar lidhje me ish-bashkëshortin e saj Atilla, i cili qëndroi vetëm pak ditë brenda shtëpisë së BBV.
“Po të kishe mundur, do të kishe bërë diçka me ish-in tim, por as ai nuk ta dha atë mundësi!”, i tha ish-Miss Kosova.
Por, Rovena Stefa e ka mohuar diçka të tillë dhe e ka quajtur xheloze rivalen e saj në garë.
“Akuzat e tua janë të një vajze thjesht xheloze por unë i mirëkuptoj se ke vuajtur shume dhe prap të kuptoj si femër. Ishi jot u fut brenda për të të treguar fytyrën e vërtëtë ty, ai për vete u soll shumë mirë”, i tha Rovena ishi misit.
Të dyja vajzat kanë debatuar me tone të larta, ndërsa banorët e tjerë mundoheshin t’i qetësonin.
Futja në shtëpinë e BBVK si konkurrent i Atillës, ku do të bashkëjetonte me një banesë me ish-gruan e tij, shkaktoi polemika për shkak se Drenusha Latifi e ka akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike.
Pas kritikave të forta ndaj produksionit, u mor vendimi për largimin e tij nga gara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al