“Ishim pranë marrëveshjes me Halandin”, Marota: Interi ka shanse për Championsin

Sep 20, 2024 | 7:42
SHPËRNDAJE

Bepe Marota ka besim se Interi mund të fitojë Ligën e Kampionëve. Presidenti i zikaltërve thotë se skuadra ka bërë një punë të mirë në të gjitha aspektet.

marota

“Ne drejtuesit kemi pasur kushtet e duhura për të punuar mirë gjatë këtyre viteve. Ia dolëm që të ndërtojmë skuadra kompetitive, si me pronarët e vjetër ashtu edhe me të rinjtë. Kjo më jep shumë kënaqësi.

Haland? Kam qenë pranë tij kur luante në Norvegji. Ma kanë sugjeruar dhe erdhi në Torino për të parë një ndeshje mes Juves dhe Interit. Ishim afër, por patëm probleme burokratike.

A mund ta fitojë Interi Champions-in? Po”, tha Marota duke u larguar duke buzëqeshur nga deklarata e tij për mediat italiane.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura