Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një vajzë 15-vjeçare u qëllua me thikë teksa ishte duke shkuar në shkollë.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se autori i sulmit ishte një 17-vjeçar, i cili e qëlloi vajzën disa herë, jashtë një autobuzi dhe shkak dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për një çantë.
Policia u thirr në orën 8:30 të mëngjesit për raportimet për një goditje me thikë në Wellesley Road. Vajza ka ndërruar jetë në vendngjarje 40 minuta më vonë.
Vajza u konstatua e vdekur në vendngjarje rreth orës 09:20, ndërkohë që u arrestua autori 17-vjeçar i sulmit.
Dëshmitarët treguan se si një shofer autobusi dhe një kalimtar u përpoqën t’i shpëtonin jetën vajzës, ndërsa të tjerët ndoqën sulmuesin.
Victor Asare, 50 vjeç, tregoi se si pa një djalë të godiste vajzën në qafë me një thikë e cila ishte “e zezë, e hollë dhe e gjatë”.
“Djali kishte veshur një xhaketë të zezë, vajza kishte veshur jeshile. Dukej sikur vajza nuk donte që djali të afrohej”, tha punonjësi i sigurimit. “Gjaku po derdhej si ujë”.
Ai tha se djali iku dhe “të gjithë po qanin dhe bërtisnin”, duke shtuar: “Vajza ishte në dysheme”.
“Ne u përpoqëm ta kapnim dhe shumë njerëz u përpoqën ta shpëtonin vajzën. Unë isha aq i tronditur… Është vajza e dikujt.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al