Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka deklaruar se protesta e opozitës që u zhvillua mbrëmjen e së hënës (7 Tetor), ishte vetëm fillimi i mosbindjes civile.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, deputeti demokrat theksoi se qëllimi për arritjen e një qeverie teknike, nuk arritet me 2-3 orë.
Ai theksdoi se mosbindja civile do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.
“Nuk është protesta e parë. Por ajo e djeshmja pati një hap ndryshe, ishte protesta e parë që nuk pati në krye të protestës folës politikanë të PD, nuk pati podium. Ishte fillimi i mosbindjes civile.
Ishte vetëm fillimi, nëse bëhet pyetja a i arritët pritshmëritë? Qëllimi nuk arrihet më një ditë, as me 2-3 orë. Do të fillojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.
Ata duan zgjedhje të lirshme e të ndershme, këtë e realizon një qeveri teknike. Jo një qeveri si kjo që ka dhënë prova të zgjedhjeve jo të lira, jo të ndershme.
Duhet të shkojmë në çdo institution sepse i kontrollon Rama”, tha Luan Baçi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al