“Ishte zhurmë e fortë!”- Shpërthimi me tritol në banesën e 62-vjeçarit në Vaun e Dejës, flet fqinji: Menduam mos ishte cisternë

Sep 22, 2024 | 22:33
SHPËRNDAJE

Fqinji i Filip Dodajt, 62-vjeçarit të cili iu vu tritol në portën e jashtëm të banesës mbrëmjen e sotme në Vuan e Dejës, ka treguar detaje rreth shpërthimit.

tritol vau i dejes

Tonin Dodaj, ka treguar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 8:10 e mbrëmjes ku kanë dëgjuar shpërthimin, i cili sipas tij ka shkaktuar një zhurmë shumë të fortë.

Ai u shpreh se nga zhurma kanë dalë të gjithë banorët nga banesat e tyre, ndërsa shton se si fillim kishin menduar se mos kishte shpërthyer ndonjë bombol gazi ose ndonjë cisternë.

Ndër të tjera, ai tregoi se 62-vjeçari Filip Dodaj nuk ka qenë në banesë në atë moment dhe se policisë i ka rrëfyer se nuk ka probleme me ndokënd.

“Kam qenë brenda, 8:10 ka qenë ora. Ishte zhurmë e fortë. Menduam se ishte dinamit. Doli e gjithë lagja jashtë. Thamë mos ishte ndonjë bombol gazi, ndonjë cisternë. Filipi nuk ishte në shtëpi. Ndjemë erën pastaj. Filipi nuk ka probleme me asnjë, edhe policia e pyeti. “Nuk kam gjë” i tha. Kamerat janë të banesës së Filipit, se ka frigoriferin e peshkut”, tregoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura