Ishujt Maldive do të ndalojnë hyrjen e turistëve izraelitë në shenjë proteste për luftën në Gaza

Jun 3, 2024 | 9:19
SHPËRNDAJE

Një njoftim është bërë me dije nga ishujt Maldive, ku thuhet se do të ndalohen izraelitët të hyjnë në vend në shenjë proteste për luftën që po ndodh në Gaza.

maldive

Presidenti i Maldiveve Mohamed Muizzu ka vendosur të ndalojë pasaportat izraelite”– njoftoi një zëdhënës i zyrës së tij në një deklaratë, pa dhënë detaje se kur ligji i ri do të hyjë në fuqi.

Në përgjigje, ministria e jashtme e Izraelit rekomandoi që qytetarët izraelitë të mos udhëtojnë më në Maldive, përfshirë dhe izraelitët me shtetësi të dyfishtë.

Zyra e presidentit njoftoi dje se kabineti vendosi të ndryshojë ligjet për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite në vend dhe për të krijuar një nënkomision për të mbikëqyrur procesin.

Presidenti Muizzu njoftoi gjithashtu një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve të quajtur “Maldvianët në Solidaritet me Palestinën”.

Maldivet kishin ndaluar edhe më parë hyrjen e turistëve izraelitë në vend në fillim të viteve 1990, vendim qëmë pas u ndryshua në vitin 2010.

Maldivet janë një republikë e vogël islamike me më shumë se 1000 ishuj koralë të vendosur në mënyrë strategjike, të njohura për plazhet e saj të izoluara me rërë të bardhë, lagunat e cekëta bruz dhe arratisjet e stilit Robinson Crusoe.

Të dhënat zyrtare treguan se numri i izraelitëve që vizituan Maldivet ra në 528 në katër muajt e parë të këtij viti, 88% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gati 11,000 izraelitë vizituan Maldivet në vitin 2023, që ishte rreth 0.6% e numrit të vizitorëve./The Guardian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura