Islanda e alarmuar përballet me rrezikun e shpërthimit të vullkanit, vendi po përgatitet për ndërtimin e një muri mbrojtës

Nov 14, 2023 | 18:11
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Islandë po përgatiten të ndërtojnë mure mbrojtëse përreth një termocentrali të energjisë gjeotermike në përpjekje për ta mbrojtur nga llava vullkanike.

islanda

Gjatë fundjavës, në gadishullin Reykjanes pranë kryeqytetit Reykjavik, aktiviteti sizmik dhe rrjedha e llavës nëntokësore janë intensifikuar. Autoritetet kanë evakuuar rreth 4,000 banorë të qytetit Grindavik nga shqetësimet se gurët vullkanikë mund do të dalin mbi sipërfaqen e tokës brenda disa ditëve.

Islanda është një zonë e njohur për aktivitet të shtuar sizmik dhe vullkanik për shkak se gjendet ndërmjet pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës veriore, që lëvizin në anë të kundërta dhe që janë njëkohësisht pllakat më të mëdha tektonike në planet.

Autoritetet në Islandë kanë ndërtuar një digë të madhe për ta mbrojtur termocentralin, i cili furnizon me ujë të nxehtë dhe të ftohtë si dhe energji elektrike gadishullin e Reykjanes.

Aktiviteti sizmik në pjesën jugperëndimore të Islandës u dobësua të hënën, por rreziku nga shpërthimi vullkanik mbetet ende i lartë, sipas Institutit Meteorologjik të Islandës./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura