Ismajli “bishë” në mbrojtje, Hoxha, Uzuni e Muja duan minuta. Si pritet të rreshtohet Shqipëria kundër Çekisë

Nov 14, 2024 | 9:30
SHPËRNDAJE

Pasi kompletoi nxehmjen, Silvinjo provoi lojtarët të cilët me shumë gjasa do të veshin një fanellë titullari.

kombetarja_stervitje_dita_3_alb_ceki_3-2048x1365

Gjatë testit kundër ekipit të dytë, në sy ra forma e Ardian Ismajlit i cili bëri një bllok shumë të bukur te një gol i sigurt i Seferit. Po ashtu mbrojtësi që kishte vendosur edhe maskën në fytyrë, nuk u kursye me një sparkatë kundër Uzunit duke larguar topin në këndore.

Disi në “gjumë” mesfusha dhe sulmi nga ana e titullarëve, ndërkohë që Hoxha, Muçi, Uzuni dhe Muja kishin një marsh më shumë, kjo ndoshta për të bindur Silvinjon për tu aktivizuar sa më shumë. Mungesa të tjera nuk pati, me Nedim Bajramin dhe Arlind Ajetin që e mbyllën seancën disa minuta më përpara, trajneri brazilian kishte vendosur që Sergesio Geci të stërvitej sërish me grupin.

I vetmi që punoi i diferencuar ishte Mirlind Daku, me sulmuesin i cili është i pezulluar në ndeshjen e parë me Çekinë. Po ashtu, stërvitjen e parë ditën e djeshme kryen edhe Adrian Bajrami dhe Jon Mersinaj, dy mbrojtësit që zëvendësuan Marash Kumbullën dhe Berat Gjimshitin. Seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet ditën e sotme, po në “Shtëpinë e Futbollit”.9 10

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura