Ismajli futi në “xhep” Kvaratskhelian, Interi i shpall luftë Juventusit për mbrojtësin kuqezi për një arsye të veçantë

Oct 17, 2024 | 21:11
SHPËRNDAJE

Ardian Ismajli është kthyer në këtë sezon në një nga emrat më të lakuar në kampionatin italian të futbollit. Paraqitjet e tij me Empolin kanë qenë mbresëlënëse dhe mbrojtësi i cili mbajti shiritin e kapitenit të Shqipërisë në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë, është kthyer në një objektiv të merkatos të shumë klubeve të njohura.

ismajli

Në javët e kaluara, mediat italiane raportuan për interesimin e Juventusit për futbollistin. Por bardhezinjtë mund të përballen me një rival të fortë në garën për të siguruar firmën e tij, pasi mediat pranë klubit të Interit bëjnë të ditur se edhe zikaltërve u intereson shumë profili i qendërmbrojtësit shqiptar.

Me Açerbin dhe De Vraj në vitet e fundit të kontratës dhe karrierës, Interi ka nevojë për energji të reja, ndërsa pikërisht Ismajli me statistikat mbresëlënëse që ka dhuruar në këtë edicion, shihet si kandidati më i mundshëm për të zënë një vend në prapavijën e kampionëve të Italisë në fuqi. Interin e tërheq sidomos situata kontraktuale e lojtarit, pasi mund të bëhet një nga goditjet për të cilat njihet Bepe Marota, ato me parametër zero.

Ismajli është në vitin e fundit të kontratës dhe në verë, do të jetë i lirë t’i bashkohet cilësdo skuadër që dëshiron. Kjo është një tjetër arsye pse shumë klube të mëdha e lakmojnë mbrojtësin, duke e parë si një lëvizje të goditur me një kosto shumë të ulët ekonomike.

E.KUKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura