Italia e gjitha nën ujë, një 20-vjeçar vdes nga përmbytjet, pezullohet qarkullimi hekurudhor në disa zona

Oct 20, 2024 | 9:09
SHPËRNDAJE

Fundjavë me mot të keq në të gjithë Italinë. Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila ka qenë nën kontrollin e një thatësire të madhe për muaj të tërë. 

permbytje

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Një djalë 20-vjeçar vdiq  në Pianoro. Ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.

Gjatë natës përmbytjet kanë shkuar edhe Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët.

Po ashtu raportohet se është pezulluar qarkullimi hekurudhor në disa zona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura