Italia në ankth, ikona Toto Schillaci shtrohet në spital pas problemeve të rënda shëndetësore

Sep 9, 2024 | 11:10
SHPËRNDAJE

Sportdashësit italianë janë shqetësuar nga lajmet e fundit rreth Salvatore Schillaci, një nga emrat më të njohur të futbollit italian në vitet ‘80-’90. Ish-sulmuesi i njohur italian, golashënuesi që bëri emër në Botërorin 1990, është shtruar në spital pas problemeve shëndetësore që ka kaluar.

skilaci

Një vit më parë, duke marrë pjesë në një emision televiziv, ai tregoi se kishte kaluar një situatë jo edhe aq të lehtë. “Kam luftuar kundër një tumori në kolonë”, zbuloi ai, duke treguar se vazhdonte të kishte shqetësime të vazhdueshme.

Tani në mediat italiane dhe në rrjetet sociale është përhapur lajmi se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, duke shtyrë familjen që të bënte një postim në rrjetet sociale.

“Duke marrë shkas nga telefonatat e panumërta nga shumë media dhe lajmet e këqija që qarkullojnë, ju informojmë se i dashuri ynë Toto është në gjendje stabël dhe i kontrolluar nga një ekip mjekësh ditë-natë. Forca Toto”, shkruhej në mesazhin publikuar nga familjarët e ish-sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura