“Iu ankua Presidentit turk se ka zyrën e vogël”- Bardhi akuza Begajt: U ndjeva i turpëruar! Shkarkoi Ambasadorin se nuk i vuri në dispozicion eskortë për të takuar fëmijët e tij!

Nov 13, 2024 | 13:42
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Presidentit Bajram Begaj se ka shkarkuar ambasadorin shqiptar në Gjermani, pasi sipas tij, nuk i vendosi në dispozicion eskortë për të takuar fëmijët e tij, të cilët jetojnë jashtë vendit.

begaj bardhi

“Presidenti shkarkoi një nga diplomatët më të mirë të karrierës që ka pasur Shqipëria, ambasadorin tonë në Gjermani sepse nuk i vuri në dispozicion eskortë dhe makinë, që të shkonte Presidenti në komoditet për të takuar fëmijët e tij që jetonin në një vend tjetër, e shkarkoi ambasadorin në Gjermani”, tha Bardhi tek Komisioni i Ligjeve ku u diskutua pr.buxheti 2025.

Kreu i Grupit të PD-së deklaroi se Kreu i Shtetit madje “iu acaruan shumë nervat nga ambasadori saqë vrau dorën dhe mori dhe nja 6 mln apo 60 mln se nuk e di a ishin të reja apo të vjetra, që të kurohej. Në vend që paratë të shkonin tek të sëmurët, buxheti i shtetit financoi rregullimin e dorës së Presidentit”, thekosi Bardhi.

Gjithashtu ai komentoi edhe deklaratën e Kreut të Shtetit, Bajram Begaj gjatë takimit në Presidencë me homologun turk, Erdogan, ku iu “ankua” për zyrën e vogël.

“Jam ndjerë i turpëruar, që ne presim një Presidenti të një vendi mik, Presidenti turk dhe çdo shqiptar tallet me presidentit e vendit të vet që në vend ti urojë mirëseardhjen presidentit mik i ankohet që ka zyrën e vogël”, theksoi ai.

Gazment Bardhi: Nuk kam asgjë me stafin teknik të Presidencës, i uroj suksese sekretares së Përgjithshme, në mos gaboj Presidenti ka ndërruar nja 4 sekretarë, nuk e di pse e bën këtë. Uroj që ju të jeni më afatgjatë në detyrë dhe këtë e kam në mënyrë krejt të sinqertë.

Nuk u habita nga kërkesat buxhetore të Presidentit pasi mesa kam kuptuar është në detyrë për rehati, kërkon automjet, një zyrë më komode, një kolltuk më të rehatshëm, nuk di se çfarë ka kërkuar tjetër. Uroj të mos hapë dhe ndonjë sallon bukurie në Presidencë, që ti bëjmë gati nga këtu dhe të mos kemi mundësi ti marrim jashtë në vizita zyrtare.

Sikundër nuk e di se çfarë të dhënash administron Presidenti i Republikës që çdo vit që vjen këtu kërkon fonde për servera. Ka qenë e njëjta kërkesë edhe vitin tjetër, ne ia dhamë. Nuk e di të dhënat e çfarë ruan presidenti.

Secili prej jush ka qenë në Presidencë, kam qenë disa herë në Presidenca të Presidentëve të ndryshëm dhe nuk më rezulton që godina e Presidencës të ketë ndonjë problematike të madhe që të kërkohen fonde për të rikonstruktuar godinën.

Sikundër nuk di se me çfarë automjeti lëviz Presidenti që do një automjet të ri por të jem i vërtetë nuk ka ndodhur kurrë asnjë President as për të kërkuar kolltuk e as për të kërkuar automjet, ky është i pari që e bën dhe nuk habitem fare. Qëndrimi im për Presidenti im është publik, për mënyrën se si ushtron detyrën. Përpara se të kërkojë automjet e kolltuk, automjet, karrige, parukeri brenda Presidencës, të luajë rolin e tij si kryetar i shtetit.

Dua të bëj të qartë se nuk e ka luajtur asnjë dittë rolin që kur është ulur në atë karrige, madje është dhënë disa herë shansi të ngrihet në lartësinë e Kreut të Shtetit pavarësisht se kush e ka emëruar në detyrë dhe nuk ka guxuar ta bëjë asnjëherë. Madje ne i kërkojmë të japë shembullin se si nuk jep mesazhin e ndasisë politike.

Presidenti shkarkoi një nga diplomatët më të mirë të karrierës që ka pasur Shqipëria, ambasadorin tonë në Gjermani sepse nuk i vuri në dispozicion eskortë dhe makinë, që të shkonte Presidenti në komoditet për të takuar fëmijët e tij që jetonin në një vend tjetër, e shkarkoi ambasadorin në Gjermani. Ndërkohë që për aktivitete të ambasadorëve që marrin pjesën ë aktivitete politike të PS nuk flet asnjë fjalë, e vetmja fjalë që thotë është që ‘dua kolltuk të ri’. Madje në atë histori zonja kryetare, Presidentit ngaqë iu acaruan shumë nervat nga ambasadori që më pas e shkarkoi se nuk i vuri në dispozicion makinë komode, vrau dorën dhe mori dhe nja 6 mln apo 60 mln se nuk e di a ishin të reja apo të vjetra, që të kurohej. Në vend që paratë të shkonin tek të sëmurët, buxheti i shtetit financoi rregullimin e dorës së Presidentit.

Jam ndjerë i turpëruar, që ne presim një Presidenti të një vendi mik, Presidenti turk dhe çdo shqiptar tallet me presidentit e vendit të vet që në vend ti urojë mirëseardhjen presidentit mik i ankohet që ka zyrën e vogël.

Nuk di që Presidenti bën batuta, aq më tepër në raporte institucionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura